Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 16:29

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi dhe lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Financave, Astrit Haraçia deri në përfundimin e procesit gjyqësor, thuhet në një njoftim të Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrit. 

“Zëvendëskryeministri Bukoshi dhe zëvendësministri Haraçia këtë akt e kanë bërë për hir të respektimit të procedurave ligjore, që po zhvillohen ndaj tyre dhe me qëllim të krijimit të hapësirës për organet e drejtësisë për të kryer misionin e tyre”, theksohet në komunikatë. 

Në njoftim thuhet se Bukoshi dhe Haraçia kanë theksuar se “do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë dhe se janë të bindur në pafajësinë e tyre”. Po ashtu, ata kanë potencuar se si përfaqësues të Listës Ibrahim Rugova, do të mbesin partnerë koalicioni në Qeverinë e Republikës së Kosovës. 

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar disa dosje dhe materiale ekskluzive për keqpërdorimet e bëra në Ministrinë e Shëndetësisë.

1) Në 30 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi sëpari një dokument jo me pak peshë, në të cilin ish-ministri Bujar Bukoshi akuzon emra të mëdhenj e të vegjël të politikës kosovare, e deri te përfaqësues të diplomacisë amerikane në Prishtinë, të jenë të përfshirë, sipas tij, në një aferë barnash në vlerë prej 1.4 milionë eurosh. Nisma e Bukoshit, kurrë nuk shkoi në fund. Publikimin mund ta lexoni këtu.

2) Më pas në datën  5 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi një tjetër dokument prove korrupsioni i servirur drejtësisë pikërisht nga ish-sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Ilir Tolaj sipas të cilit, i shkruan Kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vreesëijk dhe Zv/kryeprokurores së EULEX-it, Publikimin e plotë mund ta lexoni këtu.

3) Publikimi tjetër ekskluziv lidhur me keqperdorimin e fondit 18 milionë eurosh i paraparë për blerjën e barnave për spitalet publike është faktuar nga Njësia e Auditimit të Brendshëm e Ministrisë së Shëndetësisë. Publikimin ekskluziv mund ta lexoni këtu.

Kryeministri Thaçi nga sot i liron ata nga detyrat që i kanë ushtruar deri më tani, thuhet në njoftim. Komunikatën e plotë mund ta lexoni këtu. (LajmeShqip.com)