Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 15:09

Prishtinë – Ilir Tolaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë kosovare dhe për dokumentacionin ekskluziv të publikuar kohë pas kohe nga Portali LajmeShqip.com, sa i përket abuzimeve dhe korrupsionit në shëndetësi. Në 30 korrik 2011, LajmeShqip.com publikoi sëpari një dokument jo me pak peshë, në të cilin ish-ministri Bujar Bukoshi akuzon emra të mëdhenj e të vegjël të politikës kosovare, e deri te përfaqësues të diplomacisë amerikane në Prishtinë, të jenë të përfshirë, sipas tij, në një aferë barnash në vlerë prej 1.4 milionë eurosh. Nisma e Bukoshit, kurrë nuk shkoi në fund.

Më pas në datën  5 korrik 2011, LajmeShqip.com publikoi një tjetër dokument prove korrupsioni i servirur drejtësisë pikërisht nga ish-sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Ilir Tolaj sipas të cilit, i shkruan Kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vreesëijk dhe Zv/kryeprokurores së EULEX-it, Unda Heaton dhe publikon dokumentet në denoncimin e Ilir Tolajt, që ka qenë Klinika e Kardiokirurgjisë, në tenderin për ndërtimin e së cilës ai akuzon për shëprdorime zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe operatorin ekonomik Patria Group.

Në 13 dhjetor 2011 EULEX, pas këtij denoncimi kryen një bastisje në Agjensinë së Kosovës për Produkte Medicinale në bazë të denoncimeve të Bukoshit e Tolajt. Por mesa duket, Ilir Tolaj nga një denoncues i korrupsionit në mjeksi, “u infektua” dhe tashmë është ai që do të dalë para drejtësis për abuzime me fondet. Si në çdo rast ashtu dhe këtë herë është Portali LajmeShqip.com që pa asnjë lloj dallimi sjell dokumentat që inkrimiojnë Ilir Tolaj në një aferë korruptive prej 18 milionë eurosh.

Keqperdorimi i fondit 18 milionë eurosh i paraparë për blerjën e barnave për spitalet publike është faktuar nga Njësia e Auditimit të Brendshëm e Ministrisë së Shëndetësisë. Gjetjet e auditorëve më 18 korrik të vitit të kaluar i janë dorëzuar ministrit Ferid Agani si dhe dy të arrestuarve të djeshëm nga EULEX-i sekretarit Ilir Tolaj dhe udhëheqësit të Departamentit të Farmaceutikës Bekim Fushës.

Bashkë me ta është arrestuar edhe drejtori i Prokurimit Zenel Kuqi e shefi i Departamentit për Cilësinë e Shërbimeve Hajrullah Fejza.  Kjo katërshe bëhet përgjegjëse për pranimin e barnave me afat të shkurtër skadence gjetjet e auditorët të përfshira në një draft-raport të cilin e ka siguruar portali Lajme Shqip.com.

Gjatë auditimit të menaxhimit të furnizimit me barna, deponimit dhe shpërndarjën e tyre në vitet 2010/11 është gjetur se ka mos përputhje në mes sasisë së pranuar të barnave e asaj të faturuar si dhe ka pasur pranim të barnave me afat të shkurtër sakdence.”Si rezultat ka ardhur deri te krijimi i stoqeve me afat të skaduar, keqpërodim dhe humbja e parasë publike”, kanë konstatuar auditorët.

Krerëve të Ministrisë së Shëndetësisë i është rekomanduar që të mos bëhet pranimi i produkteve farmaceutike nëse nuk e kanë 2/3-ten e jetëgjatësisë së tyre ashtu siq kërkohet me standardet evropiane. Ministria e Shëndetësisë sipas auditorëve bën dy herë në vit regjistrimin e produkteve farmaceutike në depon qëndrore.

“Vlera financiare e stokut me afat të skaduar (depo e MSH-së) sipas Fletë regjistrimit të stokut të Listës Esenciale të datës 25.5 2011 është 411,224.08 euro”, theksojnë auditorët.  Prej përiudhës së regjistrimit e deri tek përiudha audituese vlera financiare e barnave me afat të skaduar kap shumën prej 107 mijë e 698 euro ndërsa vlera e matieralit shpenzues sipas auditorëve është 105 mijë euro.

“Me analizën e dinamikës së harxhimit të disa prej medikamenteve të furnizuara në vitin 2010 shihet se shkalla e rrezikut për humbje financiare si pasojë e skadencës deri më 31/08/2011 për barna kap shumën prej 336 mijë e 741.76 euro dhe material shpenzues 3 mijë e 961 euro”, kanë konstatuar auditorët intern të Ministrisë së Shëndetësisë. (LajmeShqip.com)