Lajme Shqip Wednesday, 15 July 2015 15:26

Nuland përcolli mesazhin e Uashingtonit, duke thënë se ky rast duhet zgjedhur sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe përgjegjësit e krimit të sillen para drejtësisë, ka bërë të ditur një burim i cili shtoi se temat tjera të shtjelluara gjatë takimit me kreun e qeverisë serbe, ishin edhe stabilizimi dhe paqja në rajon si dhe vazhdimi i bisedimeve me Prishtinën.

“Qeveria serbe synon vazhdimin e dialogut me Prishtinën, në mënyrë që brenda një kohe shumë të shkurt të gjejë zgjidhje që do të kontribuonte në ruajtjen e stabilitetit rajonal”, ka deklaruar Vuçiq.