Lajme Shqip Wednesday, 15 July 2015 15:11

Sipas Policisë, të dyshuarit në bashkëpunim kanë arritur në mënyrë të organizuar të kryejnë veprat penale të ‘trafikimit me njerëz’, ‘mundësimit të prostitucionit’ dhe të ‘bashkëkryerjes’, me qëllim të përfitimeve materiale të kundërligjshme.

Policia nëpërmjet një komunikate thotë se është bërë edhe identifikimi i një viktime të trafikimit (femër/shtetase e Shqipërisë) të cilës pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave i është ofruar strehim sipas ligjit dhe procedurave nacionale për viktimat e trafikimit.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

S. K.lindur me 1965m/sh/Kosovës

B. M.lindur me 1971m/sh/Kosovës

G. M.lindur me 1987m/sh/Kosovës

H. L.lindur me 1968m/sh/Kosovës

A. R.lindur me 1978m/sh/Shqipërisë

K. R.lindur me 1982m/sh/Shqipërisë

T. K.lindur me 1975f/r/Rusisë

R. K.lindur me 1987f/sh/Shqipërisë

F. P.lindur me 1996f/sh/Shqipërisë

D. M.lindur me 1984f/s/Serbisë

M. K.lindur me 1983f/s/Serbisë

J. Z.lindur me 1987f/s/Serbisë

Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar:

3 vetura

1 tabletë

2 sim kartela

2 USB

3 CD

12 telefona mobilë

1185 euro

libra regjistri, fatura dhe dokumente tjera të nevojshme si prova materiale për rastin.

Personat e dyshuar në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për 48 orë për vazhdim të procedurave të mëtutjeshme gjyqësore.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/siguri/arrestohen-12-persona-ne-operacionin-policor-matrix-m-46921/#sthash.VUxCs69y.dpuf