Trajneri i Totehemit, Andre Vijas Boas, e cilësuar “jashtëzakonisht të pamundshëm” nënshkrimin me Leandro Damiao gjatë muajit janar.
Totenhemi mbetet vetëm me një sulmues të mirëfilltë pas ndeshjes së fundjavës, Xhërmein Defo, pasi Emanuel Adebajor largohet me kombëtaren e Togo drejt Afrikës së Jugut për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës, me turneun që përfundon me 10 shkurt.
Ndaj Damiao mendohej se ishte një alternativë për sulmin e Totenhem, pasi ndiqet prej kohësh nga skuadra londineze. Por trajneri saktësoi se 23 vjeçari ka shumë pak mundësi që të jetë përforcimi i radhës për ekipin e tij.
“Leandro Damiao është një lojtar që e kemi vlerësuar gjithmonë, që ky klub e ka vlerësuar edhe para se të vija unë. Por është jashtëzakonisht e vështirë që të realizohet një transferim i tij te Totenhem. Ai është një lojtar që ka një vlerësim të lartë në treg dhe është e pamundur që të luajë për Totenhemin”, tha Vijas Boas, duke aluduar se ekipe të tjera me më shumë famë po kërkojnë sulmuesin e Brazilit.
Ndërkohë, vetë futbollisti ka folur sot, duke bërë të qartë se për momentin nuk ka asnjë ide për të lëvizur nga klubi i tij, Internacional.
“Menaxheri më ka thënë se nuk ka asnjë ofertë. Të gjithë përreth meje e dinë që dua të qëndroj. Por kjo nuk do të thotë se do të qëndroj përjetësisht këtu. Ndoshta më vonë mund të mbërrijë një ofertë dhe e ardhmja ime varet edhe nga dëshira e presidentit”, tha ai për “Zero Hora”. (LajmeShqip.com)