Lajme Shqip Saturday, 25 May 2013 08:58

Arsen Venger, nëpërmjet editorialit të tij për “Eurosport”, ka parashikuar Bajern Mynih si fituesin e Ligës së Kampioneve në sfidën e sotme ndaj Borusia Dortmund.

“Nëse i shohim gjërat me qetësi, Bajern është favorit për të fituar Ligën e Kampioneve. Fillimisht eksperienca është në anën e tyre, pasi ata kanë arritur në 3 nga 4 finalet e fundit të këtij turneu. Më pas, ata kanë një armë më shumë përsa i përket pjekurisë të arritur si teknikisht, ashtu edhe taktikisht. Për të bërë një gjë të tillë të duhen lojtarë 28 apo 29 vjeçare dhe ata kanë një bazë të tillë me Shvajnshtajger, Riberi, Roben e Lahm”, shkruan Venger në editorialin e tij.

“Ata kanë vendosur një standard në futbollin evropian, jo vetëm me mënyrën se si mundën 7-0 Barcelonën në gjysmëfinale, por edhe pasi humbën finalen e një viti më parë. Ata u mundën me penallti përballë Çelsit, por mos harroni se mbajtën 70% të topit në atë ndeshje. Pastaj shihet qartë se kanë burime të jashtëzakonshme. Çelsi fitoi Ligën e Kampioneve një sezon më parë, por nuk arriti të kthehej përsëri në finale, ndërsa për Bajern kjo është finalja e tretë në 4 vite. Humbja e dy finaleve të mëparshme është një armë më shumë, pasi tani bavarezët duan të korrigjojnë gabimet e tyre”.

Por Venger ka paralajmëruar se Borusia Dormtund nuk do të dorëzohet lehtë, duke e bërë këtë skuadër shembull të suksesit të strategjisë së një klubi që nuk shpenzon shuma të çmendura dhe nuk ka pushtet të pakufizuar financiar.

“Borusia është një skuadër e shpejtë, teknike dhe që luan në kundërsulm. Ata luajnë vertikalisht me entuziazëm, paparashikueshmëri dhe një mentalitet sikur nuk kanë çfarë të humbasin. Ata janë një skuadër e vështirë për t’u mundur dhe mund t’i krijojnë probleme kujtdo, mund të bëjnë surpriza. Nëse do të luanin ndaj një skuadre të një shteti tjetër, mundësitë e tyre për të fituar do të ishin më të mëdha. Por ndaj Bajernit, që kontrollon futbollin gjerman, kjo përqindje bie, ndaj bavarezët i shoh si favoritë”.

“Bajern është një lloj përjashtim në futbollin gjerman, ata kanë fuqinë financiare më të cilin mundin rivalët e tyre, ndaj nuk përfaqësojnë realisht vendin ku luajnë. Dortmundi është shembulli më i mirë i një skuadre që ka punuar për të zhvilluar lojtarët. Por problemi i tyre është se nuk mund të mbajnë yjet, si Gëtze apo Levandovski. Kjo na kujton edhe një herë se skuadrat me fuqi të vogël ekonomike, duhet të nguten para se peshqit e mëdhenj t’i mbërthejnë”, deklaroi Venger. (LajmeShqip.com)

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»