|


Dëmtimet po shkatërrojnë fundin e sezonit të Kobi Brajant dhe LA Leikërs në përgjithësi. Pasi kanë humbur Meta Uorld Pis për 6 javë pas operacionit të djeshëm dhe me shumë mundësi nuk do ta shohin në fushë deri në sezonin e ardhshëm, kalifornianët kanë përjetuar dëmtimin e radhës të Kobi Brajant, i cili për disa momente ka sjellë panik të tifozët e skuadrës duke u larguar nga fusha e lojës me paterica pas humbjes 113-103 ndaj Miluoki.
Ylli i kalifornianëve shënoi 30 pikë në këtë sfidë, ndërsa pranoi në fund se kishte marrë një goditje në kockën e këmbës dhe për të mos rrezikuar kishte vendosur të përdorte paterica. Duke parë se playoff është shumë afër dhe se LA Leikërs rrezikojnë të mos marrin pjesë pasi ndiqen hap pas hapi nga Dallas në luftën për vendin e 8-të në Konferencën e Perëndimit, trajneri Majk D’Antoni mund të vendosë të rrezikojë në ditët e ardhshme duke aktivizuar yllin e skuadrës së tij nëse gjërat shkojnë keq. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
LA Leikërs-Miluoki 103-113
Indiana-Dallas 103-78
Sakramento-Feniks 117-103
Parashikimi i çifteve në raundin e parë të playoff:
KONFERENCA E LINDJES
Majemi-Miluoki
Indiana-Boston
Nju Jork-Atlanta
Bruklin-Çikago
KONFERENCA E PERËNDIMIT
San Antonio-LA Leikërs
Oklahoma-Hjuston
LA Klipërs-Golden Steit
Denver-Memfis
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »