Granit Xhaka është përsëri në qendër të vëmendjes në mediat gjermane. Kapiteni i Borusia Monchengladbachut ka vendosur të rrezikoi edhe një herë në fanelën e skuadrës gjermane. Xhaka do të luaj sot i lënduar ndaj Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Xhaka po vuan që disa javë nga një lëndim në ligament, por që nuk po pranon të i nënshtrohet rehabilitimit mjekësor pasi që sipas tij këto janë ndeshjet vendimtare të skuadrës.
Xhakës i duhen së paku 3 javë pushim të cilat nuk po i dëshiron pavarësisht urdhërit nga stafi mjekësor. Por rreziku i tij mund të i dal “thikë me dy teha” pasi që në rast të një lëndimi të ri, Xhaka mund të jetë disa muaj jashtë fushave.
“Të tjerët me siguri se do të bënin një pauzë, por emri im nuk është kot Granit. Kam marrë një medikament për ndërprerjen e gjakut në rast lëndimit dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme” ka thënë Xhaka.