Besoni ose jo, një klub shqiptar denoncoi Skënderbeun për kurdisje të ndeshjes me Sporting Lisbonës
Klubi i Skënderbeut përfundon sërish në “listën e zezë” të skuadrave që dyshohet se kanë kurdisje ndeshje në Europa League.
Është kompania më e madhe e monitorimit të basteve në Europë, “Federbet”, që cilëson si të kurdisur ndeshjen e 22 tetorit mes Sporting Lisbonës dhe Skënderbeut .
Megjithatë, ajo që bie në sy është se sipas mediave portugeze (elconfidencial.com), këtë ndeshje e ka denoncuar një ekip shqiptar, transferon Albeu.com.
Nuk përmendet emri i ekipit që ka bërë denoncimin, por pak rëndësi do kishte teksa duket se klubet shqiptare kanë shumë inate me njëra-tjetrën.