Federata e Çiklizmit e Rusisë dhe ajo e Serbisë votuan për pranimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës në Federatën e Çiklizmit Ndërkombëtar (UCI).
Një rast i rrallë dhe interesant, ka ndodhur në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare të çiklizmit.
Në fakt, Federata e Çiklizmit e Rusisë dhe ajo e Serbisë votuan për pranimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës në Federatën e Çiklizmit Ndërkombëtar (UCI).
Këtë e thotë për gazetën “Bota Sot”, Avni Nuha, kryetar i FÇK-së, i cili është në Richmond të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku u mbajt Kongresi i UCI-it.
“Të gjithë delegatët kanë votuar bile edhe nga Rusia si dhe Serbia. Ka qenë një koincidencë e rrallë”, tha Nuha.