Real Madrid ka pesë mungesa të mëdha për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Malmos, të mërkurën.
Real Madrid ka filluar të mendojë për derbin në fundjavë.
Andaj, trajneri Rafael Benitez nuk ka rrezikuar duke mos i ftuar pesë futbollistë të cilët vuajnë nga lëndimet, për duelin e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Malmos.
Në Suedi nuk do të udhëtojnë Sergio Ramos, James Rodriguez, Gareth Bale, Pepe dhe Danilo.
Prej tyre, vetëm tre kanë mundësi të luajnë kundër Atleticos, Ramos, James dhe Bale.