Michel Platini pritet që gjatë javës së ardhshme të konfirmojë kandidaturën e tij për president të FIFA-s.
Ish-mesfushori i Francës dhe Juventusit ishte emëruar president i UEFA-s në vitin 2007, duke qenë pasardhës i Lenaart Johanssonit, por francezi raportohet se ka qëllim të kandidojë për FIFA.
Me presidentin e tanishëm të FIFA-s, Sepp Blatterin, i cili muajin e kaluar zyrtarizoi dorëheqjen e tij në vitin e ardhshëm, janë shtuar zërat se Platini do të jetë kandidati i parë që do të zëvendësojë zviceranin, raporton Goal.com.
Platini ka marrë përkrahjen e Evropës, Amerikës Jugore, Veriore dhe asaj Qendrore. Kandidaturën e tij e ka përkrahur edhe Azia me Karaibet.
Kundërshtar i francezit pritet të jetë Musa Bility, i cili pretendon se ka përkrahjen e Afrikës për kandidaturën e FIFA-s, transmeton Koha.net.
Blatter, i cili është në krye të FIFA-s që nga viti 1988, ka dhënë dorëheqje nga ky post shkaku i aferave për korrupsion në shtëpinë më të madhe të futbollit.