Ledian Memushaj është plotësisht një futbollist i Pescarës. Drejtuesit e klubit nga krahina e Abruzzos kanë arritur marrëveshjen me Leccen për blerjen përfundimtare të kartonit të mesfushorit të kombëtares kuqezi, dhe tashmë Memushaj mund të konisderohet në kuptimin e plotë të fjalës një futbollist i Pescarës.
Sezonin e fundit 28-vjecari vlonjat shkëlqeu me fanellën e skuadrës bardhekaltër në Serinë B, dhe te Pescara kurrësesi nuk dëshironin të humbisnin shërbimet e lojtarit shqiptar.
Klubi i Serisë B e tranferoi Memushajn nga Lecce një vit më parë në formë huazimi me të drejtë blerjeje pas 1 sezoni. Pescara e aktivizoi këtë opsion që ekzistonte në marrëveshjen mes dy klubeve dhe sic zbulojnë mediat italiane për një shifër prej 170 mijë Eurosh arriti ta bënte të vetin kartonin e Ledian Memushajt.
Me paraqitjet e shkëlqyera që ka bërë gjatë vitit të fundit me Pescarën dhe kombëtaren shqiptare vlera e Memushajt në merkato është rritur ndjeshëm me faqen speacializuar transfermarkt që e vlerëson kartonin e tij në shumën e 1,4 milionë Eurove, megjithatë drejtuesit e skuadrës bardhekaltër arritën të përfitonin nga marrëveshja që kishin firmosur verën e kaluar por edhe nga fakti që Lecce militon në Lega Pro duke e blerë lojtarin për një shifër shumë të ulët dhe duke bërë kështu një biznes të shkëlqyer.
Për shërbimet e mesfushorit shqiptar interesohen disa skuadra të Serisë A si Empoli dhe Carpi por te Pescara kanë një projekt ambicioz për tu rikthyer sa më shpejtë në elitën e futbollit italian dhe besojnë se duke mbajtur Memushajn në ekip mund ta arrinë një objektiv të tillë.
Pavarsisht kërkesave në merkato sipas të gjitha gjasave edhe në sezonin e ri 28-vjecari i lindur në Vlorë do të jetë pjesë e formacionit që drejtohet nga trajneri Massimo Oddo. Në sezonin e fundit me Pescarën Memushaj zhvilloi në total 34 ndeshje duke shënuar dhe 7 gola.