|


Memfis ka arritur të regjistrojë shifrën e 50 fitoreve për herë të dytë në historinë e këtij klubi në NBA falë fitores 92-90 ndaj San Antonio. Finalistët e Konferencës së Perëndimit në sezonin e kaluar, këtë radhë po tregojnë se janë gati për hapin vendimtar që duhet për të luftuar për titullin në NBA dhe arrijnë në playoff në një formë të shkëlqyer.
Ndeshja ndaj San Antonios, që kryeson Konferencën e Perëndimit, u zgjidh nga një gjuajtje poshtë tabelës e Majk Konli kur kishin mbetur 0.6 sekonda lojë, lëvizje që tregoi qartësisht se tashmë Memfis ka edhe qetësinë e duhur për të realizuar skema vendimtare në momente kyçe, gjë që i mungoi një vit më parë. Konli e mbylli ndeshjen me 23 pikë, duke qenë realizuesi më i mirë për skuadrën e tij në këtë sfidë, ndërsa nga ana tjetër, ishte Toni Parker me 25 pikë që kryesoi listën e pikëshënuesve të San Antonios.
Siç po shkojnë gjërat, Memfis do të ndeshet në turin e parë të playoff ndaj LA Klipërs, me kalifornianët që kanë avantazhin e fushës pasi po fitojnë Divizionin e tyre. Por aktualisht LA Klipërs po kalojnë një periudhë mjaft të keqe, pasi kanë humbur 4 nga 5 ndeshjet e tyre të fundit dhe disfata në shtëpi me Indiana konfirmoi se Kris Pol dhe Bleik Grifin kanë pësuar një rënie në formën e tyre, siç u pa në këtë ndeshje ku të dy bashkë shënuan 27 pikë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Detroit-Toronto 108-98
Kliveland-Atlanta 94-102
San Antonio-Memfis 90-92
Boston-Miluoki 100-110
Orlando-Hjuston 103-111
Sharlot-Miluoki 102-131
Portland-Utah 102-112
Indiana-LA Klipërs 109-106
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »