Yaya Toure thotë se ndjehet si 20-vjeçar dhe është i gatshëm që të luaj çdo ndeshje pa pushuar fare.
Mesfushori i Manchester Cityt që tani është 32-vjeçar, sezonin shkuar ishte kushtëzuar nga lëndimet duke mos mund të luaj në të gjitha takimet.
Pas sezonit pa trofe, ai dëshiron që të luaj çdo takim me skuadrën nga ‘Etihad Stadium’.
“Ndjehem si 20 vjeçar, prej asaj që ky klub ka bërë për mua, fansat, deri në minutat e fundit do të luftoj për këtë klub”.
“Për mua, derisa të mos kem ndonjë lëndim serioz dhe të jam mirë dua të luaj në çdo ndeshje. Shpresoj që të luaj edhe kundër Sunderlandit”.
Mesfushori thotë që tifozët të mos presin nga të gjitha ndeshjet fitore.
“Në 38 ndeshje nuk do të shihni 38 fitore. Është e pamundur kjo të ndodh tani në Ligën Premier”.
“Në Spanjë (La Liga), ndoshta edhe në Ligue 1, por në Ligën Premier, jo”, ka thënë Yaya Toure.