Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski mund të transferohet në Real Madrid, ose Barcelonë, ka njoftuar menaxheri i tij, Cezary Kucharski.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski mund të transferohet në La Ligë.
Golgeteri polak është në qendër të vëmendjes pas pesë golave që realizoi për 9 minuta e 59 sekonda lojë kundër Wolfsburgut të martën.
Dhe, kjo ka bërë që ai të shndërrohet në objektiv të shumë klubeve të mëdha.
E në mesin e tyre janë edhe Real Madrid e Barcelonë, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Cezary Kucharski.
“Real Madrid ose Barcelona? Janë klube interesante. Spanja ka ambientin më të mirë për të luajtur futboll”, deklaroi Kucharski për televizionin polak “TVN24”.