Trajneri italian, Gianni De Biasi, ka thënë se Shqipërinë dhe futbollin shqiptar e ka njohur fare pak para se të merrte drejtimin e Kombëtares shqiptare, më 2011. Aq pak, sa e ka njohur përmes mesfushorit shqiptar nga Kosova që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Behrami.
De Biasi në një intervistë në emisionin “Opinion”, të shfaqur të martën mbrëma, ka folur gjerë e gjatë për përvojën e tij me kuqezinjtë, për atë që e pret dhe për të ardhmen pas kampionatit evropian “Franca 2016”, ku Shqipëria do të marrë pjesë, falë edhe punës së madhe të teknikut italian.
“Shumë pak, madje aq pak sa fillova të studioja futbollin shqiptar në momentin që kisha marrë situatën në dorë. Njihja Valon Behramin, që ishte shqiptar nga Kosova, pastaj Erion Bogdanin që luante në Serie A, shkruan sot Koha Ditore.
Njoha Florian Murtajn që luante në Breshelo dhe e kisha takuar disa herë. Pastaj, nuk është se kishte protagonist të tjerë në futbollin italian”, ka thënë De Biasi.
De Biasi e ka konfirmuar se në nëntor, me Shqipërinë do të vijë në Prishtinë për të luajtur miqësore me Kosovën