Iker Casillas është zgjedhur nga votuesit e Goal.com si portieri më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve.
Mbi 50 mijë votues të Goal.com kanë zgjedhur portierin e Portos, Iker Casillasin si portierin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve.
Casillas në garë ka mposhtur portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe ish portierin e Manchester Unitedit, Schmeichel.
Casillas ka marrë 33 për qind të votave, i ndjekur nga Buffon me 19 % dhe Schmeichel me vetëm 10 për qind.
Pas tyre vijnë edhe Va nder Saar 9%, Oliver Khan 8%, Petr Cech 7%, Manuel Neuer 6% dhe Victor Valdes 3%.
Kujtojmë se nesër Casillas kundër Chelseat do të luaj ndeshjen e tij të 151 (rekord) në Ligën e Kampionëve, ku ka fituar edhe 3 tituj të Ligës së Kampionëve.