Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 12:23

Vajza që vinte nga Zvicra gjermane ka ndërruar jetë mbrëmjen e të martës rreth orës 20.30, bën të ditur policia e Kantonit të Ticinos

Një vajzë pesë vjeçe ka humbur jetën të martën në një kamp pushimi në afërsi të Luganos. Policia beson se vdekja ka ardhur si pasojë e lënies së vajzës në veturën e mbyllur nga e ëma e cila pastaj e ka harruar.

Përpjekjet e ekipit shpëtimtar për kthimin në jetë të vogëlushes nuk kanë pasur sukses.

Vajza që vinte nga Zvicra gjermane ka ndërruar jetë mbrëmjen e të martës rreth orës 20.30, bën të ditur policia e Kantonit të Ticinos.

Autoritetet kompetente kanë nisur një hetim për të sqaruar se për ç`arsye vajza ishte ndodhur në veturë, çfarë e ka shkaktuar vdekjen e saj dhe nëse dikush mund të jetë përgjegjës për këtë vdekje, shkruan srf.ch.

Temperaturat që në atë kohë ishin ngjitur deri në 33 gradë, nuk janë përmendur nga policia si shkaktar i mundshëm i vdekjes.