Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 07:58

​Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të së enjtes në qytetin e Korçës. Nëna bashkë me dy fëmijët kanë humbur jetën, pasi ndërtesa ku banonin u përfshi nga zjarri.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liceut rreth orës 03:00 të së enjtes.

Shkaqet e rënies së zjarrit në katin e parë të banesës, ku 3 viktimat ishin duke fjetur, janë ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për të zbardhur ngjarjen.