Lajme Shqip Saturday, 28 December 2013 14:41
9 February 2014 15:36
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
29 August 2013 17:32
16 August 2013 15:30

Shumë e përfolura dhe e diskutuara Altuna Sejdiu ose ndryshe Tuna, duket se po përmbyll një vit shumë të suksesshëm në karrierën e saj muzikore.

Hiti i saj “Fenix”, e bëri të përjetojë dhe të prekë majat e suksesit, duke i mundësuar një agjendë jashtëzakonisht të ngjeshur, me mbrëmje dhe koncerte në të gjithë botën. Kurrsesi nuk mund të lëmë pa përmendur jetën e saj private, që duket se Tuna është e lumtur si kurrë ndonjëherë, pasi ka pranë të dashurin e saj Cozman.

Në rrjetin social Tëitter, këngëtarja ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Zogu ma i mirë prej krejtve”, duke lënë të kuptohet se për këtë vit Tuna ka qenë “zogu” më i mirë i këtij viti. Vetë këngëtarja ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të sjellë një hit po aq të suksesshëm sa “Fenix”. /sh.o.