Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 11:15

Të martuar prej 18 vitesh dhe një martesë me të mira dhe të këqijat e saj, që vijon t’i rezistojë kohës

Aktori Will Smith është ende shumë i dashuruar me gruan e tij Jada Pinnket dhe me rastin e ditëlindjes së saj të 44-ët në profilin e tij në Facebook ka publikuar një foto të tyre kur ishin ende të rinj, duke bërë një deklaratë dashurie vërtetë të ndjerë. “Kjo fotografi është bërë 20 vite më parë në shtëpinë e nënës tënde. Ka shumë kohë! Kështu që vendosa të bëja ca llogari… Të kam kënduar këngën e ditëlindjes 20 herë dhe të kam blerë 19 dhurata (isha i çmendur, atë vit unik). Të kam parë të fikësh 693 qirinj (737 pas këtyre të sotmëve). Të kam thënë “Të dua” të paktën 8285 herë. Dhe nga thuajse 3.96 miliardë femra në planet, ka vetëm një me të cilën dua të kaloj të gjithë jetën. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!