Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 23:24

Fituesi i edicionit të tetë të “Big Brother Albania” do të rikthehet në ekranin shqiptar, në një garë tjetër.

Bëhet fjalë për spektaklin “Dance with me”, pjesë e të cilit, këtë edicion do të jetë edhe Vesel Kurtishaj, transmeton Telegrafi.

Djaloshi prizrenas do të konkurojë përballë emrave të njohur siç janë Ingrid Gjoni dhe Albërie Hadërgjonaj, të cilat e kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e tyre.

Një tjetër emër i përfolur si pjesëmarrëse është edhe këngëtarja, Adelina Ismajli.

Kujtojmë se ky edicion është i dyti me radhë, pas atij të parit ku fitues dolën Rozana Radi dhe Sabri Fejzullahu.