Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 12:13

Këngëtarja shqiptare Tuna së shpejti do ta lansojë bashkëpunimin e saj me hip-hop artistin e famshëm amerikan, Fatman Scoop.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale. Tuna ka shpërndarë një fotografi të kompanisë “ImagineFilms”, që është përkujdesur për realizimin e videoklipit, e në të cilën përshkruhet se është duke u punuar në fazën e fundit të produksionit.