Lajme Shqip Monday, 16 December 2013 18:35
9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
19 September 2013 14:03
10 September 2013 14:34
29 August 2013 17:32

Përgjatë gjithë verës kënga e saj në duet me Cozman, ishte ajo që u dëgjua më shumë në secilën ndejë e radio. Dhe duket se kjo është një arsye më shumë që këngëtarja nga Maqedonia ka nisur angazhimin e saj rreth realizimit të një kënge tjetër.

Se do të vijë shpejt me një tjetër projekt e ka pohuar vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka publikuar një foto në të cilën shihet ajo, Getoar Selimi e Cozman.

Ndonëse ajo nuk ka treguar se me cilin nga djemtë do ta këndojë këngën e radhës, menaxheri i Getit pat pohuar kohë më parë për Tribuna, se këngëtari që ai ka nën menaxhim dhe Tuna janë duke punuar rreth një kënge, e cila nuk dihet me saktësi se kur do të publikohet.

Se a do të jetë kënga me të parin e ‘Babastars’ apo Tuna ka në plan një tjetër duet me të dashurin, mbetet të shihet.