Lajme Shqip Saturday, 01 March 2014 18:35
9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
19 September 2013 14:03
10 September 2013 14:34
29 August 2013 17:32

Këngëtarja ekstravagante Altuna Sejdiu ka publikuar një status në faqen e saj në Facebook, ku shprehet se nuk do të jetë me pjesë e talent show-t “X-Factor Albania”. Përmes këtij postimi të gjatë Tuna falenderon bashkëpunëtorët e saj në këtë rrugëtim dhe sidomos fituesit e X-Factor 2 dhe 3, Arilenën dhe Ergin.

Ajo që vihet në dukje është se këngëtarja nuk ka përmendur në falenderimet e saj prezantuesen e programit Alketa Vejsiu dhe as nuk ka bërë të ditur të cilat janë arsyet e këtij largimi. /albeu.com/

Statusi i Tunës në Facebook:

“E kisha te veshtire ti shkruaj keto rreshta sepse lamtumirat jane gjithmone te tilla. Erdhi momenti i lamtumires me produksionin me te cilin ndava momente nga me te hidhurat deri te me te gezuarat ne karrieren time. Ja ky eshte realiteti i cdo spektakli te atyre suazave, ku derdhet ‘gjak’, ku sakrifikohet nga jeta private e secilit,qe ne fund nga pak te behet dicka e madhe ne skenen shqiptare. Dhe secilin nga keto njerez qe jane pjesë e X-sit, duke filluar nga figurat e medha qe kontribojne per artin tone e deri te asistentet vollonter aty- I dua pafund. (dhe derisa po e shkruaj k’te po bej nga ato fytyrat e mia “ready te shperthej n’lot”. Do t’doja ta shihnit tani:) Njeriu te cilit ja dedikoj kte falenderim eshte Vera Grabocka , profesori i madh i jetes time.
Ajo qe bere ti per mua tejkalon bashkepunimin tone ne x factor. Ti si njeri me keshillat e tua me bere me te forte ne boten e hidhur te showbizit.
Arilena Ara, Ergi Dini – ma keni kompletuar zemren, me keni dhene gezim me te madh nga ato qe kam perjetuar ne arritjet e mia nder vite. Do te ndihem krenare sa here qe do t’ju shoh ne jete duke ecur majave, dhe e di qe jeni ne ate rruge dhe para juve jane megasuksese te cilat do ti gezoj dhe une kudo qe do te jem.Jujeni vet merite e vetes, jeni aty ku jeni fale vetes-un vetem qellova aty, rastesisht, mu si ne foto;)( ouchhhh)
Albani,- do me mungoj humori jot i matur,
Soni: do te me mungoj faqja jote ta shtrydh pak sepse je nje njeri me zemer t’madhe, (ngaqe te njoh privatisht e them te vulosur). I love u momma dhe me padurim pres shperthimin tend ne projektet e rradhes.
Pandi – do me mungoje te dielave krahu jot i djathte qe me mban duke zbritur shkallet ne live show. (Sherim te shpejte.)
Lili Ismaili, gaforre dhe artiste e madhe, flm qe me zbukurove me duart e tua te praruara. Flm per njerezoren qe ma mundesove. Ke qene sup per te qare, per tu rrefyer, per tu keshilluar – si ‘birin/bijen” e vet , psikolog per secilin nga ne aty. Je njeri i rralle dhe une jam mirenjohese per gjithcka qe ke bere per mua.

Faleminderit X, X miliona here te dua.
Do me mungosh.”