Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 12:08

Këngëtarët Tuna dhe Cozman duket se po kalojnë momente të bukura pushimi bashkë.

Çifti ka kohë që ka lëvizur nga riviera turistike e Ulqinit drejt Shqipërisë së Jugut për xhirime të klipit, ashtu siç u tha në të gjitha mediat.
Tash ata po qëndrojnë në Dhërmi për pak pushim me ç’rast shumë koncerte në korrik nuk janë realizuar në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për turneun pas lansimit të projektit të ri “Holla” e që nga shumë pritet të jetë një hit.

Tash ata janë parë në Snapchat, aplikacionin tashmë të famshëm, duke u puthur. Ka kohë që Tuna po shfrytëzon Snapchattin, por në emër të ekipit të saj “FenixTeam”.

Në një foto tjetër shfaqet edhe Cozman me shampanjë, vetëm pak kohë pasi u lirua nga akuzat e një prokurore shqiptare dhe xhirimeve të klipit të ri që pritet të lansohet së shpejti.