Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 09:36

Tom Cruise dhe avokatët e tij po përpiqen që të arrijnë një marrëveshje divorci pa qenë nevoja për ta çuar çështjen në gjykatë dhe kjo për arsyen e vetme për të mos dalë sheshit detajet mbi besimin e tij në sektin e Shejntologjisë. Katie, e cila është rritur me edukim katolik në familjen e saj, ka qenë e detyruar të ndërrojë besimin përpara se të martohej me Tomin. Ajo i është kthyer besimit të Shejntologjisë duke ndjekur kurset përkatëse.

Në një takim ditën e premte me avokatët e të dyja palëve, avokatët e Katie kanë kërkuar plotësisht kujdestarinë e vogëlushes 6-vjeçare, me qëllim për ta mbrojtur nga kthetrat e kultit mjaft të diskutueshëm. Prezente ka qenë edhe vetë 33 vjeçarja Katie Holmes, e cila mësohet të ketë diskutuar mbi të gjitha çështjet: kujdestarinë, të drejtat e vizitave, pensionin për fëmijën dhe ndarjen e trashëgimisë.

Që të dy palët dëshirojnë që çështja e tyre të mos dalë në publik, por Katie nuk i zbrampset asnjë kërkese të saj, duke e bërë që të jetë Tom ai që të sakrifikojë më shumë në kërkesat e tij.

Që mbas lajmit të divorcit aktori 50 vjeçar nuk është dukur në publik dhe të gjithë njerëzit pranë tij tregojnë se ai është shumë i dëshpëruar për vendimin që ka marrë partnerja e tij. Avokatët e tij do të luftojnë që kujdestaria për vajzën e tyre të jetë e përbashkët.

Tom Cruise ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa me Nicole Kidman, por të dy të birësuar, ndërsa me Katien ai ka fëmijën e tij të vetëm biologjik, vogëlushen Suri.  (LajmeShqip.com)