Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 21:25

Ibrahim Tatlises ka vendosur të merret me politikë.

Këngëtari turk ka vendosur të kandidoj për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 1 nëntor, transmeton Telegrafi.

Por, Tatlises do të këkojë besimin e 80 milionë votuesve turk si kandidat i pavarur nga qyteti i Sanliurfa, pasi ka refuzuar të jetë në listën e ish-partisë së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Adalet ve Kalkavan Partisi (AKP).

Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara, këngëtari 63-vjeçar kishte refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare për shkaqe shëndetësore.

Vlen të theksohet se Talises është “rikthyer nga vdekja” pasi që vite më parë kishte marrë një plumb në kokë, i cili kishte thyer edhe kafkën.

Pas shumë intervenimeve kirurgjike në Miami të SHBA-ve, ai është riaftësuar dhe aktualisht gjendet në Stamboll të Turqisë.