Prokuroria shqiptare doli fituese ditën e djeshme në rastin me reperin Arkimed Lushaj.
Për aktakuzën e ngritur për mos bindje dhe kundërshtim të forcave të rendit, Stresi u dënua me dy muaj burgim.
Por, kjo duket se nuk i ka bërë fare përshtypje reperit, i cili përmes rrjeteve sociale ka vazhduar talljen me organet e rendit.
“Sa kam qesh me lot. Vendimi ngelet vendim”, ka shkruar rep artisti në fotografinë ku shfaq një nga artikujt e shkruar në gazetat shqiptare, për të.
Kujtojmë se Stresi iku nga policia në rrugë dhe nga komisiarati pas ndalesës që i ishte bërë për mos përfillje të rregullave të trafikut.