Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 13:12

E përditshmja britanike, Mirror, ka shkruar për planet e Rita Orës për të hapur një shkollë të arteve skenike në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Ata kanë nisur shkrimin se si Rita Ora së shpejti do të ballafaqohet me shfaqjet në X Factor por që këngëtarja ka plane më të mëdha në lidhje me industrinë e muzikës. Për këtë 24vjeçarja do të hap shkollën e saj në Prishtinë- në vendin që ajo u detyrua ta lëshonte për shkak të luftës, transmeton Gazeta Express.

Rita dhe familja e saj u larguan nga Kosova gjatë fëmijërisë së saj dhe tani dëshiron që të ndërtojë një shkollë për fëmijët kosovarë.

“Rita asnjëherë nuk do t’i harrojë rrënjët e saja dhe ndërtimi i shkollës është një plan i qëlluar”, tha një burim për the Sun. I njëjti burim bëri të ditur se emri i shkollës do të mbajë emrin e saj në nderim për të. Po ashtu Rita shpreson që do t’i inspirojë studentët që të kenë shpresë për të ardhmen.