Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 14:45

Samanta Karavella ishte e ftuara e radhës në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës.

E gjendur përballë pyetjeve provokative të Turjanit, këngëtarja rrëfeu gjëra interesante të pa folura më parë, transmeton Telegrafi.

Ajo sqaroi marrëdhënien e shumë përfolur me reperin Skivi, me të cilin solli bashkëpunimin “SS”, duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

Veç tjerash bukuroshja demantoi lajmin që vetë e kishte thënë rreth prishjes së raporteve më ish miken e saj, Ronela Hajatin.

Megjithëse kohë më parë kishte mohuar të ketë krizë në shoqërinë e tyre, artistja mbrëmë tha se ‘tani është momenti të mendoj për gjëra pozitive’, duke e konsideruar si pjesë të kaluarës shoqërinë me Ronelën.