Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 21:27

Është publikuar kënga për filmin më të ri të agjentit James Bond “Spectre” e cila këndohet nga këngëtari Sam Smith.

Kënga “Writing’s on the Wall” është dhënë premierë në BBC Radio, transmeton Koha.net.

Smith, i cili më parë ka treguar se këtë këngë e kishte shkruar për vetëm 20 minuta, ka thënë se më i frikësuar është tani sesa kur kishte filluar të punojë rreth kësaj kënge.

“Nuk kam pasur presion në kohën kur e kam filluar këngën, prandaj e kam bërë aq lehtë. Por, tani jam i frikësuar. Ndihem shumë nervoz që të di se çfarë mendojnë njerëzit për këtë këngë”, ka thënë Smith në BBC Radio.