Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 10:13

Cristiano Ronaldo është lidhur me modelen italiane, ish të dashurën e Blerim Xhemailit, Alessia Tedeschi.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është në një lidhje me modelen italiane Alessia Tedeschi, këtë gjë e ka konfirmuar vetë modelja në një intervistë për mediat italiane.

Prej disa javësh në fakt është folur për një lidhje mes tyre por ata asnjëherë nuk janë fotografuar bashkë.

Pas ndarjes me modelen ruse Irina Shayk është folur për shumë lidhje të Ronaldos por kjo është e vetmja që është pohuar nga të paktën një palë. Tedeschi ka qenë më parë e lidhur me futbollistin me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën, Blerim Xhemaili kur ky luante në Itali te Napoli.