Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 21:24

Sam Bailey thotë se Rita Ora nuk do ta gjykonte atë si duhet në vitin që e fitojë talent show britanik “X Factor”.

E gjithë kjo për shkakun se këngëtarja shqiptare dhe ajo britanike kanë dallim të madh në moshë dhe se kjo, sipas fitueses së showt në vitin 2013, do të ndikonte që të gjykonte drejt, transmeton Telegrafi.

“Ajo është e madhe në skenë, por unë nuk do të ndjehesha rehat duke u gjykuar nga dikush që është më e re se unë në moshë”, tha për Star Magazine 38-vjeçarja Bailey, transmeton Telegrafi.

Ajo më tutje bëri shaka duke thënë se “shpreson që Rita mos ta lexojë këtë prononcim se e di që do të mi thyej hundët”.

Kujtojmë se Rita aktualisht është gjyqtare e talent showt televiziv “X Factor”, ku bëjnë pjesë edhe Cheryl Fernandez-Versini, Nick Grimshaw dhe Simon Cowell.