Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 12:25

Rita Ora nuk mund të kuptojë përse njerëzit mendojnë se ajo është femër që ka shumë partnerë të seksit.

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare ka pasur disa romanca publike që nga viti 2012, duke përfshirë një vjet lidhjeje me DJ Calvin Harris dhe lidhjen e shkurtër me Rob Kardashian.

Së fundmi, Rita i dha fund lidhjes me Ricky Hil, dhe menjëherë pas ndarjes kanë nisur të qarkullojnë kritikat për këngëtaren duke e quajtur atë si të dhënë pas seksit me meshkujt.

“Nuk e kuptoj pse njerëzit më kanë dhënë këtë titull. Nuk është e vërtetë. Unë në fakt kam shpirt shumë të pastër dhe të pafajshëm. Mendoj se nganjëherë, kur ju keni një grua që ka motiv dhe po e ndjek karrierën, kjo bëhet e frikshme”, ka thënë Rita për gazetën prestigjioze britanike “The Sun”, transmeton koha.net.

Këto komente të Orës vijnë pasi u raportua se Ricky ka lansuar një këngë për të. 24-vjeçarja ishte përmendur edhe në një këngë të A$AP Rockyt.