Në këngën “Superman”, ish-i dashuri i Rita Orës, Ricky Hil, ka përshkruar disa nga momentet intime të kohës kur ata ishin bashkë.
Javë më parë, këngëtarja shqiptare e përfundoi lidhjen me reperin, me të cilin kishte qenë në romancë për 13 muaj.
Hil e ka përshkruar 24-vjeçaren si femrën më të mirë që ka pasur ndonjëherë.
Në tekstin e këngës, ai madje thotë se Rita bën seks më mirë se femrat tjera.
25-vjeçari, i cili është djali i dizajnerit të famshëm, Tommy Hilfiger, ka pranuar se e ka pikë të dobët Ritën dhe përkundër ndarjes, ai vazhdon të ketë dashuri për të. /Telegrafi/