Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 10:15

Khloe Kardashian dhe Lamar Odom kanë ndërprerë procedurat e shkurorëzimit.

“Ribashkimi” i dyshes vjen pasi ish-ylli i NBA u gjend pavetëdije javën e kaluar në Nevada dhe pas analizave të para ishte gjetur kokainë në organizmin e tij. Tani ai është në rikuperim dhe Kardashian vazhdimisht ishte me të, raporton “People”.

“Kjo është kohë e vështirë për të dy dhe më e ndjeshmja është që në këtë moment të mos bëjnë lëvizje të mëdha dhe më mirë është që të presin”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

“People” raporton se ka gjetur një dokument me të cilin Khloe i është drejtuar gjykatës për ndërprerje të procedurës.

Kardashian 31-vjeçar dhe Odom 35-vjeçar ishin martuar në vitin 2009.