Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 17:27

Duka dhe Dukesha e Cambridge janë shfaqur plot stil në premierën e yjeve të filmit të ri të James Bond, ‘Spectre’.

Çifti mbretëror kaluan në tapetin e kuq për të parë ekskluzivisht sagën e spiunit më të famshëm në histori.

Kate Middleton ja doli sërish të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve me sharmin e saj, e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të kaltër që e tregonte mjaft elegante.

Princi Harry ishte gjithashtu me William dhe Kate, në rrugën drejt ndërtesë së famshme në Londrën perëndimore.