Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 23:30

Televizioni “Zjarrë” në Shqipëri po vazhdon të bëhet lajm nëpër mediumet tjera në rajon e më gjerë. Së fundmi janë mediet serbe ato të cilat i kanë kushtuar një vëmendje më të gjerë këtij televizioni në veçanti prezantueses 21 vjeçare Enki Bracaj.

Blic.rs, shkruan se si ky televizion ka gjetur një mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Enka në këtë video është duke dhënë lajmin për Vuçiqin i cili flet për përmisimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Shqipërisë. Enki Bracaj jeton në Tiranë dhe studion komunikimin masiv dhe marrëdhëniet me mediet.