Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 19:24

Kendall dhe Kylie Jenner janë paditur nga një kompani rrobash “Island Company” me pretendimin se i kanë vjedhur logon.

Dy motrat e famshme janë paditur nga kjo kompani e themeluar në vitin 2002, pasi ato i kanë vjedhur logon e cila thotë: “Lërë punën. Bli një biletë. Nxihuni. Dashuroni. Mos u pendoni”, sipas “New York Post’s Page Six”.

 “Island Company” pretendon se “PacSun” kanë nxjerrë në shitje bluzat me një moto të ngjashme: “Vraponi. Dashuroni. Mos u pendoni”, moto e cila mund të krijojë një ngatërresë të klientët.

“Island Company”, e cila është një firmë që përdoret nga Brad Pitt, Cameron Diaz dhe Johnny Depp, raportohet t’i ketë kërkuar motrave ta heqin nga tregu këtë linjë.