Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 20:44

Edicioni i ri i kompeticionit ‘Dance with me’, tashmë ka filluar.

Ndonëse ka përfunduar vetëm java e parë e këtij spektakli në mesin e shumë artistëve që janë pjesë e kompeticionit, tashmë kanë filluar të ndahen edhe favoritët.

Është e para Dhurata Dora, këngëtarja e cila ka zbuluar se kënd e ka favorit në këtë kompeticion.

Fitoren që tani, Dhurata ia uron koleges së saj, këngëtares Arilena Ara, e cila u bë e njohur në “X Factor” ku e morri vendin e parë.

Dhurata ka uruar Arilenën dhe partnerin e saj moderatorin Labinot Gashin, duke i thënë që pret fitoren nga ta.