Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 16:46

Krizës së ndarjeve që po ndodhin këtë vit në Hollywood nuk i kanë shpëtuar as aktorët Amanda Seyfierd e Justin Long.

Çifti hollivudian Amanda Seyfried dhe Justin Long janë ndarë pas 2 vjetësh në lidhje. Daily Mail raporton se çifti i kanë ndarë rrugën që disa javë më parë.

Kurse sipas burimeve të US Weekly 37 vjeçari Long po ndjehet i shkatërruar emocionalisht. “Ndarja ka ndodhur disa muaj më parë, atij i është thyer zemra”, kanë thënë këto burime.

Çifti kishin filluar lidhjen në verën e vitit 2013.

29 vjeçarja Amanda kishte thënë se ai ishte humorist i hatashëm. “Ai kishte publikuar diçka në instagramin e tij dhe përshkrimi ishte shumë qesharak. Më bëri të qesh aq shumë saqë i shkrova”, kishte thënë Amanda për revistën Vouge.

Sipas miqve të çiftit ndarja ka ardhur pasi që ata kishin agjenda të ndryshme dhe bënin jetë larg njëri tjetrit.

Amanda kishte folur në një intervistën për presionin që karriera i shkakton një lidhjeje duke thënë se “Të bërit filma të merr 12 deri në 14 orë në ditë për çdo ditë. Kjo mund të ta shkatërrojë lidhjen”.

Dyshja deri më tani kishin jetuar bashkë në një apartament që kushton 2 milionë dollarë në qytetin e New York-ut.