Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 16:42

Mariah Idrissi është femra e parë myslimane me hixhab që do të paraqitet në një reklamë për H&M, dyqani i dytë më i madh në botë për veshje.

23 vjeçarja është londineze me prejardhje nga Pakistani dhe Maroku, e cila qysh në moshën 17 vjeçe nisi të mbante hixhab.

 “Gjithmonë krijohet ajo ndjesia se femrat që bartin hixhab injorohen kur kemi të bëjmë me modën”, citon Fusion fjalët e saj.

Duke kujtuar kohën kur po bënte reklamën e H&M, ajo thotë: “Ata më pyetën sa shumë guxoj ta zbuloj qafën dhe thënë të drejtën, ishin shumë të respektueshëm”.

Ajo ka thënë gjithashtu se brendi u soll shumë mirë me të dhe i siguruan një dhomë private të zhveshjes, ku qasja për meshkuj ishte e limituar, transmeton Koha.net.

 “Nëse fotografi vërente se diçka s’po shkonte si duhet, thërrisnin një femër për të më rregulluar. Ishte gjithçka në rregull”, ka shtuar Mariah.

Në klipin e H&M shfaqen edhe modele të etnive tjera, të masave të ndryshme trupore, një atlete invalide dhe, për një arsye që ende nuk dihet, shfaqet edhe Iggy Pop.

E motoja e këtij klipi është: “Nuk ka rregulla në modë”.