Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 15:17

Ish futbollisti i famshëm anglez dhe kreatorja e modës janë një nga çiftet më simpatike bë botën e showbizit.

Megjithatë, sipas mediave britanike, David Beckham dhe bashkëshortja e tij, Victoria së fundi janë fjalosur dhe se martesa e tyre gjendet në krizë.

Kjo mund të shihet edhe nga fakti se David dhe Victoria po shpenzojnë shumë pak pak kohë në shoqërimin e njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.

Edhe pse këto thashetheme po qarkullojnë që një kohë të gjatë, një burim i afërt me çiftin thotë se ata do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme që martesa e tyre të jetë e suksesshme.

“Çfarë i lidh ata ende janë fëmijët. E vërtetë është se martesa e tyre është në krizë, por ata po mundohen ta shpëtojnë atë. Të dy janë prindër të shkëlqyer”, tha shkurt burimi.