Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 12:13

Këngëtarja e njohur e estradës tonë, Lendita Hakaj ka rënë pre e hajdutëve.

Makina e saj mbrëmë është thyer nga persona të panjohur në Ferizaj me ç’rast i janë plaçkitur një shumë e konsiderueshme e parave dhe të gjitha dokumentet personale, transmeton Telegrafi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja në rrjetin e saj social Facebook. “E gjithë vjedhja ndodhi për tre sekonda në prezencë të kamerave të sigurisë”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja, e cila në momentin e vjedhjes së makinës nga grabitësit ishte duke kryer një pagesë në një sallon mobiliesh.

Për këtë plaçkitje nuk dihet se a është hapur rast hetimi nga policia e Ferizajt.