Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 08:46

Leonora Jakupi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor , për çka edhe bëri që edhe të dyshohet , se ajo ka hjekur dorë nga muzika.

Sivjet, vera ka nisur me shumë këngëtarë. Thuajse përditë po dalin klipe të reja nga ata të njohur si dhe këngëtarë të rinj .

Mungesa e ndonjë kënge e klipi kësaj vere nga Leonora bëri që edhe mediat të merren me të, sa dhe të shkruajnë : Leonora Jakupi e braktisë muzikën ?

“Pa merak, unë e lë muzikën vetëm nëse ajo më le mua” e ka thënë Leonora jo vetëm njëherë gjatë intervistave. Këtij mendimi e vendimi të saj të kahershëm, besojmë se këngëtarja jonë e madhe i qëndron edhe sot pas spekulimeve që bëhen.

Dihet, se nuk është në stilin e saj hedhja shpeshtë e më shpesh e klipeve në ekranet muzikore. Si rregull të pashkruar Leonora Jakupi ka që një herë në vit, ose diçka më rrallë, të shfaqet me një këngë të re e klip ,të cilat për hir të së vërtetës nuk kalojnë kurrë pa vënë re, pa lënë gjurmë e të bëhen refrene dite gjithandej trojeve shqiptare. Kënga e radha e videos që e shoqëron, domosdoshmërish duhet të ketë një fabul, një film i shkurtër me fillim e mbarim, me një mesazh të jetës, për jetën…

Leonora nuk këndon sa për të bërë numër të këngëve…

E tillë është. E ka mësuar përvoja e gjatë.. /Kosovarja /