Lajme Shqip Sunday, 30 August 2015 10:38

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore, e me origjinë shqiptare, po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit në bashkëpunim me Chris Brown, “Body On Me”, këngë kjo e cila arriti mbi 13 milionë klikime në një javë.

Por, Ora ka postuar një fotografi në Instagramin e saj, ku shihet dora e saj me thonjë të lënduar goxha shumë, transmeton Klan Kosova.

Ajo kishte shkruajtur: “Mbrëmjen e kaluar, gishtat e dorës më ngecën në derën e veturës, nuk është mirë kur bëhet blu”.