Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 18:17
9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Labinot Tahiri i njohur si Labi, ka kritikuar përmbajtjet banale të teksteve, më saktësisht, Labi ka folur për sinonimin mes “zogut” dhe organit gjenital të femrës që është krijuar së fundmi, për shkak të këngës së Tunës dhe Cozman.

Labi nuk ka përmendur emra të veçantë, mirëpo ka thënë se “nuk do tu këndojë asnjëherë bilbilave apo zogjëve, duke aluduar me ta në shprehje banale”.

Labi gjatë një koncerti, ka kërkuar nga fansat e tij që ta duan ashtu si është, me ato këngë që këndon e që sipas tij “ato përfillin traditat shqiptare”.

Ky është mesazhi që e përcjellë Labi:

“Mos pritni që Labi rastësisht, po e këndon ndonjë këngë banale, sikurse këngët që nuk do ta përmendi atë fjalë që ju e dini fort mirë, por… zogun nuk mund ta përmendi unë, sepse… sepse… jam shqiptar dhe kam karakter shqiptar”.

“Dhe, me zakon dhe kulturë tënden nuk mund të sfidosh asnjë shtet tjetër dhe nuk mund të arrihet një shtet pa këto, ndërsa t’iu them të drejtën se pavarësisht në të ardhmen çfarë ndodh me mua dhe nëse vjen koha që Labi duhet të përdorë ndonjë fjalë banale në skenë…atë bukë fëmijëve të mi nuk ua shti në gojë”.

“Kështu që… ju nuk keni faj, sepse… ndoshta infektoheni nga disa të tjerë dhe kur vjen një njeri pavarësisht a është këngëtar apo futbollist me vlera, nuk ia dini vlerën”

“T’iu them të drejtën, ata që se duan Labin mos hajdeni të shpenzoni para, ata që e duan Labin, ejani, une jam ketu per ju”, ka deklaruar Labi.

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=-SgdELSmxIw