Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 16:43

U bë kohë e gjatë prej kur Ledri Vula e Visar Shala i dhanë fund karrierës së përbashkët në hip-hop, duke e quar drejt shuarjes edhe grupin e tyre “Skillz”.

Kjo shënoi edhe fundin e miqësisë që ata e kishin ndër vite.

Por, siç raporton Magazina.al, një video që po qarkullon në internet, mund ti bëjë nostalgjik dy reperat që sot po bëjnë karrierë ndaras.

Në këtë inçizim, shihet Ledri e Skivi teksa vozisin në një autostradë të Gjermanisë, në shpejtësi marramendëse.

Video shpalos edhe kënaqësinë e qejfin që ata kanë përjetuar së bashku.

Ku i dihet, mbase një ditë shoqëria mes reperave edhe mund te kthehet. /Magazina.al